Në urimin që e ka bërë për Kosovën, ish-ambasadori Robert Bosch, tha diçka edhe për pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat refuzojnë ta njohin shtetësinë e Kosovës.
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ia ka uruar Kosovës ditën e Pavarësisë, e më këtë rast u është drejtuar pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e njeh Kosovën.
Bosch shpreson që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja të shohin se, siç thotë ai, përdoren nga Rusia.
“Urime Dita e Pavarësisë për Kosovën. Shpresoj që Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania do ta shohin së shpejti se po përdoren nga rusët”, ka shkruar ish-diplomati në Facebook.
Ish-ambasadori Bosch përcjell vazhdimisht ngjarjet në Kosovë. Edhe pasi kanë kaluar disa vjet prej përfundimit të misionit të tij, ai shkruan shpesh për situatën aktuale në Kosovë.