Një arkiv i vlefshëm fotografik i është dhuruar së fundmi Musee de l’Elysee në Zvicër. Për të qenë të saktë, 100 fotot janë një pjesë e vogël e rreth 25,000 fotove që David Douglas Duncan bëri gjatë njohjes dhe miqësisë së tij 17-vjeçare me Pablo Picasson, deri në vdekjen e tij në 1973.
Fotografi amerikan u takua me piktorin e madh në Kanë dhe që atëherë ai ka pasur akses praktikisht të pakufizuar në shtëpinë dhe punishten e tij. “Ju bëni fotografi, unë pikturoj”, ishte thënia tipike e Pikasos, me Duncan duke përdorur një Leica M3D të modifikuar për të minimizuar tingujt e bezdisshëm të diafragmës.
/5Pyetjet.al