Një burrë ka dhunuar vajzën e tij të mitur dhe rastin e ka denoncuar nëna e vajzës, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
“Me datë 15.02.2022 në orën 13.15 në Shkup, një grua 49 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se nga vajza e saj e mitur ka mësuar se babai i saj L.G. (ish-burri i gruas 49-vjeçare) ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.