Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se homazhet në nderim të ish-deputetit, shkrimtarit Bardhyl Londo, do të zhvillohen në sallën e seancave plenare të Kuvendit, ditën e shtunë, datë 19 Shkurt, nga ora 10:00-12:00.
Bardhyl Londo prej 2 muajsh ai ishte i shtruar në spitalin Onokologjik në Tiranë. Gjendja shëndetësore e Bardhyl Londos ishte përkeqësuar shumë, prej 10 ditësh ndodhej në reanimacionin e Onkologjikut në Tiranë./5pyetjet.al