-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës, shqipton gjoba për mosrespektimin e masave anti-Covid

Kryesoret

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, me Inspektoratët Komunal dhe Sanitar nga AVU-it kanë zhvilluar aktivitete për parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Policia e Kosovës gjatë kryerjes së detyrës, ka shqiptuar 82 gjoba personave fizik, janë dhënë 45 vërejtje, janë kontrolluar lokale dhe biznese të ndryshme, si dhe për mosrespektim të orarit të punës janë shqiptuar dy gjoba në vlerë 500 euro.

“Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave Anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 82 gjoba personave fizik, janë dhen 45 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar lokale dhe biznese te ndryshme 91 si dhe për mos respektim te orarit te punesë janë shqiptuar 2 gjoba prej 500 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 693 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 8 patentë shofer.” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky aktivitet i policisë është zhvilluar nga data 14 deri me 17 shkurt, bazuar me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit