Roma gaboi sërish këtë javë, ku nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Veronën në “Stadio Olimpico” dhe ashtu si në sfidën e kaluar me Sasuolon, duhej sërish një gol në minutat e fundit për të shmangur humbjen.
Sfida filloi mjaft mirë për Veronën, e cila brenda 20 minutave të para shënoi dy herë në portën e mbrojtur nga Rui Patrisio.
Për të shpëtuar Murinjon nga kjo humbje menduan dy talente të ardhur nga stoli, Volpato, 18 vjeç dhe Bove 19 vjeç shënuan në portën e miqve për të mos dalë pa pikë nga ky takim.
Gjithashtu në këtë takim u aktivizua që nga minuta e parë dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Kjo është sfida e dytë radhazi për shqiptarin që aktivizohet.
/5pyetjet.al