-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat, surprizat dhe tradhtarët, si e rrëmbeu Iliri fitoren me një votë më shumë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Publiku, ish-banorët, familjarët dhe miqtë e katër finalistëve po prisnin me padurim emrin e fituesit.

Dhe pak para se të shpallej fituesi i çmimit të madh, Arbana Osmani pyeti të gjithë ish-banorët se kush ishte për ta fituesi.

E para që u përgjigj ishte Monika Lubonja, e cila u shpreh: “I kam idetë e qarta, tani ka mbaruar loja, unë mendoj si Balina, për ngjyrat, për dinamikën, për përplasjet, për gjërat e bukura, Donaldi”.

Në një numërim total të votave, për Donaldin u shprehën pro 13 pre banorëve, ndërkohë që për Ilirin një më pak. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte Semi, e cila i uroi fitoren Ilirit, duke i dhënë kështu shqelmin përfundimtar miqësisë së saj me Donaldin.

Edhe pse aktori shërbeu si një shpatull për të brenda shtëpisë, raporti i tij me Beatrix, ka qenë e papërballueshme për Semin.

Ish-banorët që donin fitues Donaldin:

Monika: I kam idetë e qarta, tani ka mbaruar loja, unë mendoj si Balina, për ngjyrat, për dinamikën, për përplasjet, për gjërat e bukura, Donaldi

Fifi: Në këtë pikë të lojës mendoj se edhe Iliri dhe Donaldi mendoj se cilido që të fitojë e meriton. Por unë jam absolutisht filoqy team, Donaldi

Dagz: Do e bëj një vlerësim pa u bazuar në raportim me mua si për Ilirin dhe Donaldin. Me thënë të drejtën më duket se më shumë ka vuajtur Donaldi, e ndoshta Donaldin e kemi pa më shumë se Ilirin. Me shumë respektin për lojën e Ilirit, por them Donaldi.

Beniada: Për mua ka qenë e vështirë, pasi i kam pasur të dy shumë afër. Deri në një pikë Ilirin e kam pasur si banorin që më ecte muhabeti. Pastaj kam qenë te një pjesë që nga ana shpirtërore, e zemrës, jo nga ana mentale kam qenë shumë afër me Donaldin. E mendoj se Shqipëria ka nevojë të mbështesë rininë, Donaldi është një djalë i ri me një super karrierë. Mendoj se e ardhmja është rinia dhe për këtë mbështetjen time e ka Donaldi

Kledi: Janë të dy shumë të fortë, Iliri lojtar shumë i fortë, por zemra po më rreh për Donaldin

Antonela: Ju e dini preferencën time, pavarësisht të gjithave, Iliri ka dhënë shumë dhe ka treguar shumë vlera, por jam unë me mendimin se duhet tu japim përparësi artistëve të rinj, kështu që jam team Donald.

Egzona: Mendoj se si Iliri dhe Donaldi kanë dhënë gjithçka për këtë format, por ndoshta ai që ka dhënë më shumë në të gjitha dimensionet e tij është Donaldi, do të shpresoja shumë të ishte fitues.

PM: Me gjithë respektin për Ilirin, për të gjitha gjërat që ka treguar në shtëpi. Për shkak të shoqërisë dhe raportit që kam me Donaldin, dua ta fitojë ai.

Sarah: Po mos të mos ishte për atë 26-vjeçarin që mbase nuk i ka aq shumë vite karrierë, por e ka dhuntinë që me çdo gjë të tij ta bëjë një Shqipëri për veten, kështu që team Donald.

Elhaidi: Duke e vlerësuar Ilirin si lojtar në maksimum sepse ka dhënë gjithçka për atë shtëpi. Si Iliri dhe Donaldi kanë bërë një Shqipëri të flasin për ta. Unë i qëndroj fjalës së parë kur kam dalë, unë mbështes Donaldin e dua ta fitojë ai

Graniti: Realisht me pasur mundësi që të dyve ju kisha dhënë nga një çmim, kanë qenë super lojtarë. Nuk e mohoj se dëshirë kam me dalë fitues shoku Donald, por mbase për një diferencë shumë të shkurtër mund të jetë edhe Iliri. Por tifo bëj për Donaldin

Xheisara: Për gjithë atë gjënë që unë kam parë si jashtë dhe brenda, për emocionet, për buzëqeshjen dhe me gjithë respektin që kam për Ilirin, dihet që zemra ime thotë për Donaldin

Eltion: Të dy kanë krijuar dinamika të forta, por e kam parë Donaldim më shumë artist në një dimison tjetër. Unë jam me Donaldin

Ish-banorët që donin fitues Ilirin:

Arjola: Meqë unë jam Iliri team, nuk do shumë mend se kush dua ta fitojë këtë edicion. Për shokun e mirë, për djalin zotëri, për altruizmin, për të gjitha gjërat që Iliri ka treguar brenda, unë mendoj që e meriton plotësisht.

Einxhel: E mendova edhe gjatë momentit që kishim ngelur ne të tre, dhe mendova se nëse do dilja, kush do doja ta fitonte nga ata të dy. Unë ju urova që të dyve suksese, i thashë që të dy kanë qenë rivalë shumë të fortë aty brenda. Nuk e di në këtë pikë, me gjithë gjërat që kanë ndodhur, unë së fundmi jam ndjerë shumë mirë me Ilirin

Semi: Për të gjithë qetësinë, mendja që ka pasur në lojë që nga sekondi i parë që ka hapur atë derë në shtëpi dhe deri në këtë moment që po flasim, lojtar shumë i fortë Iliri.

Arditi: Dihet tashmë mendimi im. Për disa arsye vazhdoj të mendoj se fitues duhet të jetë Iliri. Sepse është lojtari i vetëm që ka luajtur që nga dita e parë e deri në ditën e fundit, pa e hequr asnjëherë fokusin drejt çmimit. Nëse gjykojmë në aspket loje, Iliri e meriton.

Sabiani: Fakti që për 70 ditë nuk prita 136 ditë që ti thosha ‘ti je 100 mijë eurosh im’, unë ja kam dhënë BB VIP, Ilirit, e padyshim që duhet të fitojë

Sheila: Janë dy super lojtarë. Janë dy persona që na kanë dhuruar emocione, me Donaldin kemi qeshur, kemi qarë. Ndërkohë Iliri përveç se është një lojtar me mendje të zgjuar, është një njeri me zemër të madhe, një njeri që di të vlerësojë gjërat, di të vlerësojë njerëzit e zemrës, miqtë. Është një nga njerëzit që mua më ka vlerësuar që nga brenda në shtëpi ashtu edhe jashtë. Unë sot dua të shoh fitimtar Ilirin.

Paloma: Meqenëse janë të dy lojtarë të fortë, shpirti dhe zemra ime dhe që e kam mbështetur që nga dita e parë dhe që nuk kam ndryshuar asnjëherë mendim, team Iliri

Big Mama: Unë të dy i dua shumë fort, por unë jam me zemër e me shpirt me Ilirin

Meridiani: Për koherencën që ka pasur që nga dita e parë e deri sot, për artistin që është, unë them Iliri

Arbëri: Të dy e meritojnë 100 për qind. Janë dy anë të medaljes, si shok jam me Ilirin. Por duke e parë edhe si publik, po analizoja edhe sot po thosha që mbase duhet ta fitojë roli i ‘vëllait të madh’. Kupa duhet t’i shkojë vëllait të madh, ai që ka bërë vëllanë e madh në shtëpi. E mendoj se ai që ka treguar balancën e logjikës, emocioneve, një pjesë shumë të mirë të vlerave, disiplinës, sportive e shumë gjëra të tjera, mendoj dhe dua ta fitojë Iliri

Valoni: Prej ditës së parë që jam futur brenda aty në shtëpinë e BB VIP, më është dukur sikur e njoh prej vitesh atë person, edhe pse e kam takuar për herë të parë aty, është Iliri.

Dritani: Po shikoj dy miq të mi aty, Donaldin dhe Ilirin. Kam kërcyer shumë me Ilirin, kam qeshur shumë me Ilirin dhe siç e ka thënë ai ‘më mungon Tani për finale’, unë jam me të.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit