Presidenti Ilir Meta përmes një postim në Facebook ka kujtuar ndarjen nga jeta në krye të detyrës të Kapiten Feti Voglit.
“Si sot 10 vite më parë dha jetën në krye të detyrës, në vijën e parë kundër terrorizmit, Dëshmori i Atdheut Kapiten Feti Vogli.
Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë.
Kujtimi i Kapiten Feti Voglit do të mbetet i paharruar!
LAVDI!” ka shkruar ai.
Kujtojmë se Feti Vogli u nda nga jeta gjatë një misioni ushtarak më 20 shkurt të vitit 2012 pas një misioni të marrë nga komanda amerikane për të shoqëruar një zyrtare të SHBA në një shkollë e në një spital të Afganistanit. Por u sulmuan nga një taleban, i cili hapi zjarr me mitroloz në drejtim të Feti Voglit që nuk i mbijetoi plagëve. / 5pytejet.al