Jemi zyrtarisht në muajin e Peshqve (19 shkurt-20 mars). Siç e do zakoni, vëmendja më e madhe këtë periudhë, i takon atyre që kanë ditëlindjen gjatë kësaj periudhe!
Çfarë ka ndryshe kjo shenjë që i dallon nga të tjerët?
Kur të takoni njerëz të shenjës së Peshqve, shihni fillimisht këmbët e tyre. Ato do të jenë mjaft dukshëm të vogla dhe elegante (duke përfshirë edhe meshkuj), ose nga ana tjetër, ato mund të jenë të mëdha dhe të gjera, si këmbët e dikujt që ka punuar zbathur në arë. Lëkura do të jetë e butë, flokët shpesh me onde dhe zakonisht me ngjyrë të çelët (edhe pse ju do të hasni një numër të madh personave të kësaj shenje zeshkanë.
Sytë e Peshqve janë të lëngshëm, me qepalla të rënda dhe plotë me drita të çuditshme. Shpesh, por jo gjithmonë, ata janë disi t theksuar dhe jashtëzakonisht imponues. Sytë e disa Peshqve janë thjesht të bukur. Nuk ka fjalë të tjera për t’i përshkruar ato. Tiparet janë elastike dhe të lëvizshme dhe zakonisht ju do të gjeni më shumë shenja se rrudha. Pak Peshq janë të gjatë; trupat e Neptunit janë ndërtuar ndonjëherë jo-këndshëm, por me hirin e tyre të jashtëzakonshme, kjo rrallë është e dukshme. Ata duken sikur rrëshqasin, në vend që të ecin, si të jenë duke notuar nëpër dhomë ose poshtë në rrugë. Ndonjëherë, ata janë vërtetë. Ku është uji? Mund të jetë diku pranë dhe Peshku tërhiqet prej tij.
Ju mund të keni lexuar se simboli i shenjës së Peshqve, i formuar nga dy peshq që notojnë në drejtim të kundërt, tregon se Neptuni është i ndarë në dy pjesë, nga dëshirat e dyfishta. Në të vërtet, nuk është kështu. Dëshirat e dyfishta i përkasin Binjakëve. Dy peshqit në drejtime të kundërt, simbolizojnë zgjedhjen që u është dhënë Peshqve: për të notuar lart apo për të notuar në fund dhe nuk arrijnë t’i realizojnë qëllimet e tyre. Peshqit duhet të mësojnë se ata janë këtu, për t’i shërbyer njerëzimit në një farë mënyre dhe t’i qëndrojë larg pasurive të kësaj bote. /5pyetjet.al