Të dielën mbrëma, ushtria austriake ka bërë evakuimin nga Kosova të një ushtari të sëmurë rëndë nga COVID-19.
Sipas mediave austriake, ai u dërgua Austri me një aeroplan “C-130 Hercules” nga Prishtina për trajtim urgjent të mëtejshëm, tha Ministria e Mbrojtjes të hënën.
Një ekip i urgjencës së kujdesit intensiv ishte gjithashtu në bord ndërkohë që vendosja e një “dhome të posaçme” në aeroplan mundëson edhe kujdesin intensiv mjekësor në ajër.
Ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner, vlerësoi operacionin e shpëtimit dhe i uroi personit në fjalë një shërim të shpejtë.
“Është ndjenjë e mirë të dimë se ne jemi në gjendje të sjellim njerëz në Austri që nuk mund të marrin kujdesin e duhur mjekësor gjatë një dislokimi jashtë vendit”, citohet të ketë thënë ajo.
Ndërkohë bëhet e ditur se pacienti tani ndodhet për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Linzit./5pyetjet.al