Vijojnë prej më shumë se tre orësh debatet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku kryebashkiaku Erion Veliaj është përplasur me anëtaren Ina Zhupo
Erjon Veliaj: Bashkia e Tiranës merr çdo taksë si nga privati dhe nga shteti, por për taksën e landfillit nuk e di, kur ta gjej do ua dërgoi shkresën e plotë.
Unë firmos 1 mijë shkresa në ditë edhe nuk e di sa i takon të paguajnë ata që ndërtojnë landfille.
Ina Zhupo: Unë po shpresoja që ta dije sa ishte pagesa, por mirë që ti nuk e dije ja po ta them nuk ka paguar kokërr leku znj. Kodra.
Erjon Veliaj: Unë do i mbledh kokërr më kokërr edhe taksat e landfillit, nuk do të fal asnjë lek nga bashkia.