-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznesi para së gjithash, Zvicra tërhiqet nga sanksionet ndaj Rusisë

Kryesoret

Zvicra ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet nga sanksionet kundër Rusisë pas konfliktit me Ukrainën.

Ministrat e qeverisë zvicerane u takuan sot dhe dënuan njohjen nga Rusia të Donetskut dhe Luhanskut si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por nuk shpallën sanksionet kundër Kremlinit.

Rusia është një partner i rëndësishëm biznesi për Zvicrën. Gazsjellësi Nord Stream që ndërton tubacionet e gazit nga Rusia në Evropë e ka selinë e tij në qytetin zviceran të Zug. Në përgjigje të aneksimit të Krimesë në vitin 2014, përgjigja e Zvicrës ishte e njëjtë – pa sanksione.

Ndërkohë, pasditen e së mërkurës, Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendimin për vendosjen e sanksioneve ndaj prodhuesve të gazsjellësit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë. Vendimi i SHBA vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se tubacioni do të qëndronte i mbyllur në përgjigje të lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës.

Ndërkohë Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse në Ukrainën lindore, pasi ka njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët si shtete të pavarura.

“Që kur Rusia filloi dislokimin e trupave në kufirin ukrainas, Shtetet e Bashkuara kanë punuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për të dhënë një përgjigje të fortë dhe të unifikuar. Siç thashë kur u takova me kancelarin Scholz në fillim të këtij muaji, Gjermania ka qenë një lider në këtë përpjekje dhe ne kemi koordinuar nga afër përpjekjet tona për të ndaluar gazsjellësin Nord Stream 2 nëse Rusia pushton më tej Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit