-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurbin, zbardhet grabitja në një banesë në Vinjollë, arrestohet një person shpallen në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Kryesoret

Ditën e sotme është zbuluar grabitja e banesës në Vinjoll të Kurbinit, i shtetasit A.L në 12 Janar 2022, në operacionin e koduar me të njëjtin emër “Vinjoll” u arrestua 1 person dhe u shpallën dy të tjerë në kërkim, grabitën me dhunë 150.000 lekë të reja.

I arrestuari Egli Durma në kërkim Islam Kabili dhe Gilman Bami, në banesën e Durmës u gjendën veshje që u përodrën gjatë grabitjes.

Njoftimi i plotë i policisë

Kurbin – Finalizohet operacioni policor i koduar “Vinjolli”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në janar 2022, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit A. L. Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerët.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, duke vlerësuar çdo informacion dhe duke administruar çdo provë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, kanë finalizuar operacionin “Vinjolli”.

Si rezultat i këtij operacioni është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 12.01.2022, në mesnatë, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150.000 lekë të rinj. Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit E. D., 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Krujë dhe G. B., 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. D., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale. Vijon puna hetimore pasi dyshohet se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit