Ditën e djeshme polica arriti të zbulonte një tunel tek bulevardi Zogu I, ku nga po planifikohej një grabitje banke e nivelit të dytë.
Pasi dëgjuan këtë histori shumë qytetarëve ju erdhi në mendje seriali i njohur Casa Del Papel, por në fakt grabitja në këtë rast ngeli një tentativë.
E gjithë skema e autorëve u zbuluan nga zhurmat e punimeve. Një shembje ndërtese në bulevard bën që për ditë me radhë policia dhe qytetarët të mos dyshonin për zhurmat, duke mos i dalluar nëse ato vinin nga tuneli apo nga ndërtesat.
Por ditën e fundit punimet në ndertës ndaluan ç’ka bënë që banorët të frikësoheshin për tingujt që vinin nga bulevardi, kjo u bë shkas që policia të zbulonte planin e grabitjes.
Pavarësisht kësaj autorët ende nuk janë gjetur.