Mc Kresha është bërë baba për herë të dytë.
Erzina, bashkëshortja e reperit solli në jetë një djalë, në orët e pasdites së 23 shkurtit sipas kohës lokale të Kanadë.
Mësohet se gjendja shëndetësore e foshnjës dhe Erzinës është shumë e mirë.
Lindja është kryer në Kanada, atje ku Kresha dhe Erzina janë zhvendosur bashkë me vajzën, Izën në muajt e fundit të pritjes së dytë të embël.
Ndërsa vetëm pak orë pasi u mësua lajmi i ëmbël kuptuam edhe emrin e bebushit të sapo ardhur në jetë.
Din, është emri që Kresha dhe Erzina i kanë vendosur të voglit të tyre dhe këtë e ka zbuluar gjyshi i tij, babai i Erzinës përmes rrjeteve sociale.