Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se pret të diskutojë vendosjen e mundshme të sistemeve mbrojtëse Iskander dhe S-400 në Bjellorusi me homologun e tij rus Vladimir Putin në ditët në vijim.
“Ne do të flasim me presidentin e Rusisë se si të forcohemi këtu në drejtimin perëndimor,” i tha Lukashenko agjencisë shtetërore të lajmeve Belta të enjten.
“Sot u konsultuam me ushtrinë dhe shohim se do të ishte e dëshirueshme që të vendoseshin Iskanders [sistemet raketore] atje dhe të vendoseshin një ose dy batalione me S-400 diku, në mënyrë që të mund të monitorojmë situatën deri në Berlin.” tha Lukashenko.
“Tani pengesa më e fuqishme do të ishte pajisjet: Iskanderët dhe S-400 Triumphs. Mund t’ia dalim pa to, por do të ishte mirë. Atëherë vështirë se do të shkonin këtu”, shtoi Lukashenko.
Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe trupat ruse janë vendosur së fundi në Bjellorusi për stërvitje të gjera ushtarake. /5pytjet.al