-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëm për 28 ditë, Kosovës i largohen 42 mjekë

Kryesoret

Ikja e mjekëve për në vendet evropiane është problemi kryesor me të cilin po ballafaqohet shëndetësia në Kosovë dhe motivimi i tyre nuk është vetëm çështja financiare por janë edhe kushtet e punës dhe mundësitë për shkollim. Në këtë të fundit, shteti duhet angazhohet që stafi mjekësorë të shkojë në shkollim jashtë vendit me kontratë që edhe të kthehen.

Si problematikë kryesore u përmend ikja e punëtorëve shëndetësore, ku për 28 ditë u larguan 42 perona.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se kjo tryezë ka për qëllim gjetjen e problemeve që po ndodhin në shëndetësi.

Ai thotë se njëri ndër problemet kryesore në shëndetësi është ikja e mjekëve në vendet e Evropës, pasi që nuk kanë motivimin e duhur, e që sipas tij për 28 ditë janë larguar 42 persona.

Për më tepër ai thotë se duhet të fillohet të mendohet edhe për specializantët.

“Ne jemi të kënaqur që kemi dhënë 400 specializime, 2 mijë specializime, çka vetëm informata e fundit. Për 28 ditë 42 persona kanë shkuar është shumë e vërtetë ajo se çka ka thënë ministri se nuk mundemi t’i ndalim, por t’i ndalim sa të mundemi, dhe më besoni se në klinikën time ku janë prej 12 në ortopedi 4 nga më të mirët kanë shkuar…Prandaj një planifikim që kemi punuar ia kemi ofruar ministrisë një planifikim dhe askush nuk është marrë me të… Prandaj edhe të rinjtë po ikun që motivimi nuk është vetëm çështja financiare e motivimit, janë kushtet e punës, janë kushtet e ofensivave për shkollim. Ne i kemi shumë mirë me ligj , institucionet publike por edhe shteti duhet t’i sigurojë që të shkojnë edhe jashtë sepse po e them si është e mundur që të dal kardiokirurg i specializuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë ku bëhen vetëm tri procedura…Po ne do të qojmë dhe t’i mësojmë dhe e kemi kontratën që t’i kthejmë dhe në disa vende e kemi kontratën që do ta kthejmë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit