Petrit Vasili, deputeti i LSI-së ka shprehur pakënaqësi për sjelljet e Ramës në Kuvend si dhe për mos paraqitjen e tij, duke e quajtur këtë si një neglizhim detyre.
Ai ironizon sjelljen e kryeministrit duke e krahasuar atë me kancelarin gjerman. Vasil thekson se Rama është ‘burrë’ dhe jo kancelari gjerman Olaf Scholz.
Ky i fundit thotë ai, informon Bundestagun për situatën në Ukrainë në seancë plenare, jo si kryeministri Rama, që sipas nënkryetarit të LSI bën karagjozin për orë të tëra .