-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 3 persona për transportim të paligjshëm të emigrantëve

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar si rezultat i finalizimit të operacioneve policore të koduara,“ROAD GUARD 2” dhe “ROAD GUARD 3”.

Janë goditen dy raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Një nga personat e arrestuar është shtetasi Ç. H, banues në Tepelenë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare. Gjithashtu, në vijim të operacionit policor “ROAD GUARD”, i finalizuar një ditë më parë, u vu në pranga një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjetin e tyre, emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit