Martin Heidegger një ndër filozofët më të mirë gjerman, në esenë “Letër mbi humanizmin”, trajtonte në mënyrë direkte çështjen e humanizmit, duke ballafaquar direkt mendimin e tij si kritikë ndaj humanizmit klasik.
Kjo letër lidhet me fillesat e filozofisë, si dhe kuptimin e qenies.
Dhe mbi të gjitha, nevojën e një mendimi të ri për të përgatitur pikërisht atë fat. Sipas Heidegger-it, filozofët që kishin trajtuar më parë Qenien (sidomos Sartre), nuk kishin arritur të preknin thelbin e çështjes, pra ata mendonin të qenurit si të tillë, ndërsa Qenia që i jepej mendimit të tyre për t’u ndërtuar si dije e të qenurit, mbetej krejtësisht në harresë.
Njeriu është i hedhur në botë, dhe si i tillë “ekziston”, por se nuk i përgjigjet pyetjes nëse njeriu është apo jo real por, vetëm pyetjes rreth “thelbit” të njeriut.
“Ajo që flaket, në të projektuarit, nuk është njeriu, por vetë Qenia që i përcakton njeriut fatin në ekzistencën si qenie atje”, thotë Heidegger.
Ndërsa analitika e qenies së njeriut sipas tij, vazhdimisht finalizohet nga “ontologjia” dhe se gjuha është shtëpia e njeriut.
Kjo sigurisht tregon që gjuha është më shumë se një mjet i përdorimit nga njeriu.
Ne thjeshtë jetojmë në gjuhën tonë; ne jetojmë jetën e përcaktuar prej saj (gjuhës) dhe mendojmë për aq sa e sjellim Qenien në gjuhë thotë Heidegger.
Kjo ese ishte shkruar në vjeshtën e 1946-tës nga Heidegger-i si letër-përgjigje ndaj Jean Beaufret i cili i kishte kërkuar një sërë përgjigjesh nga filozofi gjerman./5pyetjet.al