Ushtria ruse ka njoftuar, së civilët ukrainas kanë një korridor “të hapur dhe të sigurt” që të largohen nga kryeqyteti, Kiev.
“Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov (Vasilkiv). Kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt,”, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes në Rusi,.
“Edhe një herë dua të theksoj se forcat e armatosura të Federatës Ruse godasin vetëm objektivat ushtarake. Popullsia civile nuk është në rrezik”.
Të paktën 352 civilë në Ukrainë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, duke përfshirë 14 fëmijë, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
Autoritetet ukrainase kanë akuzuar forcat ruse se kanë shënjestruar infrastrukturën civile, duke përfshirë ndërtesat e banimit dhe shkollat.
Deklarata e Konashenkov përfshin gjithashtu një pretendim të pabazë se qeveria ukrainase po përdorte banorët e Kievit si një “mburojë njerëzore”, duke përsëritur një pretendim se “nacionalistët” ukrainas kanë vendosur artileri në zonat e banuara të kryeqytetit./5pyetjet.al