-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia paralajmëron banorët e Kiev të largohen pasi do të sulmojë qendrat e shërbimeve të sigurisë

Kryesoret

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka paralajmëruar banorët e Kievit, të largohen pasi po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas.

Në një deklaratë të publikuar të martën pasdite, zyrtarët rusë thanë se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe qendrës së 72-të kryesore PsyOps në Kiev”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë stacioneve të transmetimit të largohen nga shtëpia e tyre”, shtohet në deklaratë.

Zyrtarët pohuan se sulmet po kryhen për të “parandaluar sulmet e informacionit kundër Rusisë”./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit