-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina do të shesë ‘bono lufte’ për të financuar forcat e armatosura

Kryesoret

Lufta Rusi-Ukrainë po merr përmasa të frikshme.

Qeveria e Ukrainës ka deklaruar se planifikon të shesë bono që nga sot për të paguar forcat e saj të armatosura, ndërsa ato mbrojnë vendin nga pushtimi rus.

“Në kohën e agresionit ushtarak të Federatës Ruse, Ministria e Financave u ofron qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve të huaj të mbështesin buxhetin e Ukrainës duke investuar në bono qeveritare ushtarake”, citohej në median sociale Twitter.

Ministria e Financave e Ukrainës shtoi se çdo obligacion njëvjeçar do të kishte një vlerë nominale prej 1 mijë hryvnia ukrainase (24,80 paund; 33,27 dollarë) dhe norma e interesit e ofruar investitorëve do të “përcaktohej në ankand”.

“Të ardhurat nga obligacionet do të përdoren për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës”./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit