Kryebashkiau i Kharkiv thotë se bombardimet ruse po i shkaktojnë viktima të rënda popullatës civile, por ai po zotohet se qyteti nuk do të bjerë në duart e forcave pushtuese të Vladimir Putinit.
Igor Terekhov tregoi se luftime intensive po zhvillohen në të gjitha anët e qytetit dhe thotë se situata është “shumë e rrezikshme”.
Ai thotë se trupat ruse po granatojnë dhe gjuajnë raketa lundrimi në zonat e banuara “vazhdimisht” dhe shton se ai ka marrë raporte se forcat e Moskës kanë shpërthyer një të ashtuquajtur “bombë vakum” në qytet.
“Ata [Rusia] hodhën kundër Kharkiv të gjitha forcat e imagjinueshme dhe një numër kolosal tankesh po i afrohen Kharkiv,” thotë ai.
Ai shton se sulmi rus “nuk ndalet kurrë” dhe thotë se trupat ukrainase janë të angazhuara në beteja me ato që ai i quan “grupe diversante” dhe po i bën thirrje botës së jashtme “të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar agresorin”.
Terekhov thotë se qytetarët e Kharkiv mbeten sfidues, duke shtuar se nuk ka pasur raportime për viktima në strehimoret e bombave të qytetit, ku shumë janë tërhequr.
“Qyteti i Kharkivit do të mbajë dhe sot Kharkiv është i bashkuar si kurrë më parë. Gjendja në qytet është serioze dhe të gjithë janë të përqendruar, por qyteti është i bashkuar dhe do të qëndrojë i palëkundur,” thotë ai. .5pyetjet.al