Gjermania ka raportuar mbi 18 mije azilantë te regjistruar nga Ukraina.
Mbi 18 mijë njerëz kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga pushtimi rus.
“Deri më tani 18 mijë e 436 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani”, ka treguar Maximilian Kall, zëdhënës i ministrisë.
“Sipas Policisë Federale të Gjermanisë, shumica e tyre janë familje pa kryefamiljar dhe një numër i madh i tyre janë gra dhe fëmijë”, ka vijuar ai.
Kall ka zbuluar se nga totali i refugjatëve, rreth 15 mijë janë shtetas të Ukrainës dhe rreth tre mijë janë banorë të vendeve jashtë Bashkimit Evropian.
Sipas zëdhënësit, njerëzit që po ikin nga zona e luftës mund të hyjnë në BE pavarësisht nëse janë azilkërkues ukrainas apo shtetas të vendeve të treta.
Sakaq, shumica e refugjatëve jo-ukrainas kishin vendbanim të përhershëm në Ukrainë, çka nënkupton se ata nuk duhet të kalojnë një procedurë azili./5pyetjet.al