Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergey Orlov, i ka këkuar NATO-s që të dërgojë trupa, në qytetin port jugor të Mariupolit, i cili është nën bombardime të rënda.
Ai u shpreh se Rusia nuk do të ndalet derisa ta bëjë vendin një shkretëtirë dhe të vrasë shumë civilë.
“Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putin-in nga vrasja e civilëve tanë derisa NATO-ja të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal – është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombet më të mëdha evropiane”, tha Orlov.
Ai shtoi se duket sikur udhëheqësit e NATO-s nuk e kuptojnë se Putin-i nuk do të ndalet, “ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq”.
“Ne presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është plotësisht e nevojshme t’i ofrohet mbështetje direkte ushtarake Ukrainës për të ndaluar presidentin rus ose të paktën të mbyllë hapësirën tonë për të na mbrojtur nga kërcënimi nga qielli”.
Banorët e qytetit port ukrainas të Mariupolit po përpiqen t’i mbijetojnë një breshëri të pamëshirshme të bombardimeve ruse që kanë shkatërruar lagjet e banuara dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë./5pyetjet.al