Një nga personazhet më në zë të edicionit të dytë të Për’puthen, Tea Trifoni, një personazh shumë i klikuar asokohe në rrjetet sociale, për skandalin me Andin dhe Beartin, ish-konkurentin nga Kosova. Edicionin e kaluar Tean, e pamë si pjesë të emisionit “Goca&Gra”.
Jo më pjesë e këtij emisioni, në një video live me Arjan Konomin, ku ai e pyet pse nuk është më pjesë e atij formati, Tea e kishte një përgjigje.
“Me ndërrimin e qeverive, u ndryshuan edhe bashkëpunëtorët. Ishte shumë zhgënjyese dhe as nuk u falenderova, edhe pse kishim ngritur çdo gjë nga zero. ” – përmendi Tea.
Ajo gjithashtu u shpreh se ishte e ftuar të ishte pjesë e atij emisioni. Siç duket, fati i ka trokitur ne derë për së dyti.
/5pyetjet.al