Ata u treguan të gatshëm të humbnin jetën për të mbrojtur Ukrainën. Dy të rinj nga Britania e Madhe kanë vendosur të vetësakrifikohen në luftën kundër Rusisë. Ata janë pa përvojë ushtarake, por guximi dhe trimëria e tyre i kalon caqet.
Dyshja as nuk u tha prindërve të tyre se po shkonin për në zonën e luftës nga frika se do të përpiqeshin të ndryshonin mendje.
Matt Harden i papërvojë, 25 vjeç, nga Liverpooli dhe adoleshenti trim Steven, nga Skocia, u njoh fillimisht me një djalosh algjeriano-australian, 24 vjeç, në internet.
Pas bisedave mes tyre, krijuan planin për t’u bashkuar me legjionin ndërkombëtar. Ata vendosën të bashkohen me luftën për të mbrojtur Ukrainën pasi panë se si vendi u granatua nga forcat ruse të Vladimir Putin, raporton Mirror.
Algjeriano-australian, i cili preferoi të mos jepte emrin e tij, pranoi: “Unë jam pak në ankth, të them të drejtën” shprehu ai për The Mirror. Për ata që janë të vendosur të shkojnë në vijën e parë të luftës, ndërkohë Ukraina ka hequr dorë nga kërkesat për viza për të huajt që hyjnë në vend, në mënyrë që të ndihmojë në luftën kundër ushtrisë ruse.
Ata thonë se destinacioni i tyre i parë është Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore i cili rreth 70 kilometra nga kufiri me Poloninë./5pyetjet.al