Bombardime të rënda janë raportuar në Irpin – një qytet në periferi veriperëndimore të Kievit, ku ushtria ruse është përpjekur të depërtojë.
Një numër i madh civilësh kanë ikur përmes një ure të improvizuar këmbësh që përshkon një lumë, pasi ura e rrugës është shkatërruar
Irpin shtrihet pranë aeroportit të Hostomel, të cilin rusët e sulmuan disa ditë më parë, si dhe pranë kreut të autokolonës ruse të automjeteve të blinduara, e cila ka bërë përparim të ngadaltë drejt kryeqytetit ukrainas.
/5pyetjet.al