Qytetarët të jenë të qetë dhe të mos shqetësohen pasi në vend ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në rezervat e mallrave. Tregtarët rregullisht furnizojnë karburant në pajtim me kërkesën, sigurojnë autoritetet.
Shteti ka sasi të mjaftueshme të drithërave në rezervat e mallrave. Shteti, siç pohojnë nga Qeveria, ka sasi të mjaftueshme të drithërave në rezervat, në mullinjtë e vendit ka rezerva prej 45.000 tonë grurë, sasi të cilat janë të mjaftueshme për nevojat e tregut të vendit deri në korrjen e ardhshme. Në përputhje me të dhënat zyrtare statistikore kemi rritje të prodhimit të grurit që nga 195 mijë tonë në vitin 2017, vitin e kaluar është rritur në 253 mijë tonë.
Mish ka në sasi të mjaftueshme dhe për momentin nuk do të ketë ndryshim të çmimit, kumtuan prodhuesit pas takimit të sotëm me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, në të cilin u dakordua që të miratohen dy masa të reja intervenuese për mbështetjen e blegtorisë së derrave.
Mbështetje shtesë prej 1.500 denarë për kafshë të majme mbi 90 kg të dorëzuara në kapacitetet përpunuese në periudhën nga shkurti deri në prill dhe subvencionim i ri prej 3.000 denarë për dosat në fermat e kategorizuara, janë dy masat e reja, në vlerë prej afro dy milionë euro. Me ta, siç theksoi ministri Nikollovski, japin stimul shtesë për zhvillimin e blegtorisë së derrave dhe edhe një herë tregojnë kujdes të vërtetë për çdo degë bujqësore dhe për prodhim të qëndrueshëm vendor.
Edhe mullixhinjtë paralajmëruan se nuk duhet të priten probleme në furnizimin me grurë dhe miell.
Bizneset do të sigurojnë sasi të mjaftueshme, thonë nga Grupacioni për industrinë e mullisëve dhe furrave në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Ata presin që masat e qeverisë për çmimet të krijojnë një klimë dhe siguri të favorshme, si për stabilitetin e industrisë, ashtu edhe për mbrojtjen nga rritja e tepërt apo rritja e detyruar e papërshtatshme e çmimit të miellit dhe bukës.
Për parandalimin e manipulimeve të mundshme në furnizimin me ushqime dhe karburante, në periudhën e ardhshme do të kryhen kontrolle të intensifikuara inspektuese në qendrat e shpërndarjes që furnizojnë produkte ushqimore dhe personat juridikë që kryejnë tregti me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës.
Ekipet e Drejtorisë së Policisë Financiare së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kryejnë kontrolle në të gjithë vendin.
Autoritetet kanë deklaruar vazhdimisht se ka ushqim, karburant dhe energji të mjaftueshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi dhe të mos krijojnë panik të panevojshëm. Ata sigurojnë se shteti është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha sfidave që lidhen me krizën.
Qeveria apeloi dje disa shitës me pakicë të derivateve të naftës që të mos e kufizojnë sasinë, gjegjësisht sasinë me të cilën shesin karburantin e derdhur në makina dhe konsumatorët të mos presin kolona në pikat e karburantit dhe të mos rezervojnë karburantin për arsye sigurie.
Kryeministri Kovaçevski deklaroi se ka karburant, nuk ka krize dhe porositi që qytetarët të mos u degjojnë spekulantet.