-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I futi sëpatën kokës”, flet gruaja që gjeti nuse e vjehrrë të vdekura: Gjak dhe flokë në tokë

Kryesoret

Detaje të reja dalin nga vrasja e dy grave në Progër të Devollit. Bukurie dhe Fatmira Bami, 60 dhe 80 vjeç, nuse dhe vjehrrë u gjetën të goditura me sende të forta në banesën e tyre. për këtë krim të rëndë policia arrestoi fqinjin e tyre, Ali Zili, 36 vjeç. Gruaja në videon më poshtë tregon se si gjeti, e para, skenën e krimit. Që nga dyshimi i parë me “gjak në tokë”, siç thotë ajo, e deri tek flokë e proteza në tokë.

Raportohet se krimi ka ndodhur gati 24 orë përpara se gratë të gjendeshin të pajeta. Natën e ngjarjes, Zili është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të qytetit të Korçës, duke i thënë shoferit se i ishte rrëzuar nëna ndaj i kishte rrobat e gjakosura.

Rrobat ia ka dhënë më pas një endacaku në qytetin e Korçës. 36-vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit duke u larguar nga fshati. Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij. në momentin e ndalimit ai ka pasur hematoma në duar, gjë që tregon se i ka goditur viktimat edhe me grushte.

Në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit. Për policinë vendore, motivi i ngjarjes mbetet grabitja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit