-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Jugut i vendos sanksione Rusisë

Kryesoret

Koreja e Jugut është bërë vendi i fundit që ka njoftuar veprime të mëtejshme ekonomike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Guardian, duke filluar nga e marta, Koreja e Jugut do të imobilizojë çdo aktiv të mbajtur nga banka qendrore ruse në valutë të fituar dhe do të ndalojë transaksionet me bankën qendrore të Rusisë, pas lëvizjeve të ngjashme nga SHBA-ja dhe BE-ja, tha ministria e saj e financave.

Po ashtu ka njoftuar ndëshkime të reja për fondet kryesore të pasurisë sovrane ruse, Fondin Kombëtar të Pasurisë së Federatës Ruse dhe Fondin e Investimeve Direkte Ruse, si dhe Bankën Rossiya.

E gjitha për t’i shkëputur nga çdo biznes me njerëzit dhe kompanitë e Koresë së Jugut.

Masat pasojnë vendimin e javës së kaluar të Koresë së Jugut për të ndaluar transaksionet me shtatë banka të mëdha ruse dhe filialet e tyre, duke përfshirë Sberbank. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit