-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen: Do ketë sanksione të tjera për shkak të pamaturisë së Kremlinit

Kryesoret

Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë për shkak të “pamaturisë së Kremlinit ndaj qytetarëve përfshirë gra dhe fëmijë”.

“Do të diskutojmë edhe situatën në Ukrainë, luftën mizore të udhëhequr nga Putin-i”, ka thënë ajo.

Po ashtu ka treguar se do të diskutohet edhe për një paketë të re sanksionesh.

“Kishim tre paketa sanksionesh tashmë, por tani duhet të sigurohemi që të mos ketë zbrazëtira dhe që efekti i sanksioneve të maksimizohet”, ka theksuar Von der Leyen.

Sipas saj, “sanksionet e vendosura janë vërtet goditëse… po shohim turbulencat në rënie në ekonominë ruse”.

Von der Leyen gjithashtu ka thënë se BE-ja duhet të “heqë qafe varësinë nga gazi, nafta dhe qymyri rus”./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit