Krimet e luftës së Rusisë kanë nisur të hetohen nga Prokuroria Federale Gjermane.
“Zyra e Prokurorisë Federale, ka hapur një hetim strukturor në lidhje me konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Rusisë dhe Ukrainës. Ka indikacione konkrete se në veçanti krimet e luftës përfshijnë përdorimin e metodave të ndaluara të luftës kundër civilëve ukrainas si dhe objekteve civile,” thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, tha se Uashingtoni ka raporte shumë të besueshme se Rusia ka kryer krime lufte gjatë pushtimit të saj në Ukrainë./5pyetjet.al