-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Historia e 8 marsit: Si lindi dhe pse e festojmë sot

Kryesoret

Në gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nëse doni të përfshiheni ose të kuptoni domethënien, ja gjithçka që duhet të dini:

Kur filloi?

Edhe pse u njoh nga Kombet e Bashkuara në 1977, Dita e Gruas e ka zanafillën në fillim të shekullit të 20 kur nisën protestat për punë në Amerikën e Veriut dhe Europë. Gjatë Lufës së Parë Botërore, anëtarët e lëvizjes së grave në Rusi festuan Ditën e parë të Gruas më 8 mars 1913 për të protestuar luftën. Një vit më vonë, në të njëjtën datë, gratë në gjithë Europën u mblodhën në tubime për solidaritet.

Ishte Clara Zetkin, një aktiviste komuniste dhe mbështetëse e të drejtave të grave që sugjeroi krijimin e një dite ndërkombëtare si kjo. Ajo e prezantoi idenë e saj në Konferencën Ndërkombëtare të Punonjëseve në Copenhagen në 1910 dhe 100 gratë që gjendeshin aty nga 17 vende të botës, pranuan të gjitha në mënyrë unanime.

Historia e 8 marsit: Si lindi dhe pse e festojmë sot
CLARA ZETKIN, THEMELUESJA E DITËS NDËRKOMBËTARE TË GRUAS NË 1910

Pse 8 mars?

Kur Clara dha idenë e saj për një ditë ndërkombëtare të gruas, nuk kishte një datë fikse në mendje. S’ishte asgjë e zyrtarizuar derisa gjatë një greve në kohën e luftës në 1917, gratë ruse protestuan për “bukë dhe paqe” plot 4 ditë. Cari rus u detyrua të dorëhiqej dhe qeveria provizore i dha grave të drejtën për të votuar. Greva nisi më 8 mars dhe që prej asaj dite, Dita e Gruas kremtohet në këtë datë.

Historia e 8 marsit: Si lindi dhe pse e festojmë sot
MË 8 MARS 1917, MIJËRA GRA PROTESTUAN NË PETROGRAD PËR “BUKË DHE PAQE. KY DEMONSTRIM I DHA RRUGË REVOLUCIONIT RUS.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit