Premier Liga gjithashtu ka pezulluar ditën e sotme marrëveshjen e saj të transmetimit me Rusinë.
Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e futbollit, që do të luhen të enjten, nuk do të shfaqen në Rusi.
Vendimi u mor në një takim të 20 klubeve në Londër, që u mbajt sot.
Premier Liga tha se e dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe se klubet e saj kanë rënë dakord unanimisht për këtë veprim.
“Ne bëjmë thirrje për paqe dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur”, tha Premier Liga në një deklaratë.
/5pyetjet.al