Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss po flasin në një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington pas bisedimeve.
Blinken i kërkon Rusisë që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që përballen me “bombardime të pamëshirshme” nga trupat ruse.
“Rusia pushtoi Ukrainën pa arsye”, thotë ai, dhe duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të shpëtojnë nga qytetet e rrethuara.
Blinken gjithashtu nderon dhembshurinë e treguar nga britanikët për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë, duke bërë një krahasim midis konfliktit aktual dhe betejave të Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai thotë se është e pamundur të shohësh fotografi të njerëzve që kërkojnë strehim në Kiev dhe të mos mendosh për njerëz të strehuar në stacionet e metrosë të Londrës gjatë bombardimeve nga Gjermania naziste në 1942.
/5pyetjet.al