-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E papritur, vëllai i Shyhrete Behlulit i gatshëm për tu bashkuar me ukrainasit

Kryesoret

Anëtarët e familjes së këngëtares Shyhrete Behlulit kanë qenë shpesh herë të për fol nga mediat rozë, këtë herë xhiron e rrjet po e bën deklarata e vëllait të saj.

Maliq Behluli është një nga kosovarët e parë, i cili ka shprehur vullnetin për tu bashkuar me trupat ukrainase kundër luftës së Rusisë.

“Quhem Maliq Behluli. Arsyet janë thjesht humane. Na kanë prekur këto pamje. Një armik i përbashkët. Krejt shtetet europiane e kanë përkrahur këtë luftë. Ashtu duam të solidarizohemi. Duke qenë se dihet arsyeja politike. Ndoshta dhe Ukraina do të lëvizë dhe do të na përkrahë si shtet”, u shpreh ai.

Pyetur nëse ka apo jo përvojë luftarake, ai thotë se ka qenë pjesë e shërbimit ushtarak, ndërsa shton se këto pamje që shohin sot në Ukrainë i kujtojnë luftën në Kosovë para disa vitesh. “Unë gjatë luftës së Kosovës kam qëndruar aty. Përvojën e shërbimit ushtarak e kam. Këto pamje na kujtojmë se çfarë kemi hequr ne në Kosovë”, tha Behluli./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit