-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania: Nuk ka avion luftarak për Ukrainën, kemi dërguar plot armë për mbrojtje

Kryesoret

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky koment erdhi pasi Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29 në bazën amerikane në Gjermani.

“Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes… kemi dërguar armë, gjë për të cilën iu kemi treguar, por po ashtu është e vërtetë që ne e kemi shqyrtuar me kujdes se çfarë do të bëjmë, dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”, tha Scholz gjatë një konference për media, së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Scholz po ashtu u pyet nëse Gjermania e refuzon në mënyrë kategorike ndalesën importeve të energjisë ruse dhe tha se për disa muaj është duke punuar që shteti i tij të ulë varësinë nga importet e karburanteve.

SHBA-ja ka synim që të rrisin dërgesat e armëve në Ukrainë, mirëpo ideja e dërgimit të aeroplanëve luftarakë nga territori i NATO-s në një zonë lufte, “ngre shqetësime serioze për gjithë aleancën e NATO-s”, tha Pentagoni./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit