-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Flota ajrore e Ukrainës e paprekur, aeroportet ushtarake i ka jashtë funksionit

Kryesoret

“Shumica” e flotës ajrore ukrainase është ende “e paprekur dhe e operueshme”, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.“Ata kanë në dispozicion avionë me krahë fiks, megjithatë shumica e flotës së tyre është ende e paprekur dhe e funksionueshme”, tregoi ai, duke shtuar se hapësira ajrore mbi Ukrainë mbetet “e kontestuar”.

Po ashtu theksoi se arsyeja pse hapësira ajrore mbi Ukrainën mbetet “e kontestuar” është sepse sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës “mbeten të zbatueshme” dhe “efektive”.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi të mërkurën se 90% e aeroporteve ushtarake ukrainase tani janë jashtë funksionit.

“Praktikisht nuk ka mbetur pilotë ukrainas të trajnuar të klasit të parë dhe të dytë. Deri më sot, janë regjistruar vetëm përpjekje të vetme për fluturime me avionë luftarakë të Forcave Ajrore të Ukrainës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov në një video-mesazh.

Zyrtari amerikan tha: “Rusët kanë çadra raketa tokë-ajër që praktikisht mbulojnë të gjithë vendin.”

Në lidhje me propozimin që Polonia t’i ofrojë Ukrainës aeroplanë MiG-29 , zyrtari tha se këto lloj marrëveshjesh janë “vendimi sovran” i çdo kombi që vendos të bëjë diçka të tillë. 

“Nëse një komb tjetër dëshiron të marrë në konsideratë sigurimin e avionëve, dua të them se ky është një vendim sovran që ata mund të marrin dhe duhet ta marrin vetë dhe në konsultim me Ukrainën,” tha zyrtari./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit