-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studim: Njerëzit që kanë kaluar Covid-19, kanë trurin më të plakur

Kryesoret

Sipas një studimi te publikuar në CNN, njerëzit që kanë kaluar COVID-19, mund të kenë përshpejtuar plakjen e trurit.

Studimi i cili u botua të hënën në revistën Nature, besohet të jetë më i rëndësishmi deri më tani. Sipas ekspertëve truri i cili rezultonte mbuluar me gri kishte probleme dhe anomali në indet e tij, krahasuar me ato që nuk kishin kaluar COVID.

Shumë nga ato ndryshime ishin në zonën e trurit të lidhura me shqisën e nuhatjes. Profesorët të cilët u morën më studimin u shprehën shumë të befasuar kur panë ndryshimet.

Gjatë eksperimentit të bërë në 401 persona, rajonet e kuqe dhe të verdha ishin pjesët e trurit që tkurreshin më shumë krahasuar me 384 persona të pa infektuar.

Këto zona lidhen me shqisën e nuhatjes dhe përfshijnë gyrusin parahipokampal, korteksin orbitofrontal dhe insulën. 

Douaud dhe kolegët e saj vlerësuan imazhin e trurit nga 401 persona që kishin Covid-19 midis marsit 2020 dhe prillit 2021, si para infektimit ashtu edhe mesatarisht 4 muaj e gjysmë pas infektimit. Ata krahasuan rezultatet me imazhin e trurit të 384 njerëzve të pa infektuar të ngjashëm në moshë, socio-ekonomikë dhe faktorë rreziku si presioni i gjakut dhe obeziteti. Nga 401 personat e infektuar, 15 ishin shtruar në spital.

785 pjesëmarrësit ishin midis moshës 51 dhe 81 vjeç dhe ishin të gjithë pjesë e Biobank UK, një bazë të dhënash shëndetësore e vazhdueshme e qeverisë me 500,000 njerëz, e filluar në vitin 2012.

Douaud shpjegoi se është normale që njerëzit të humbin 0.2% deri në 0.3% të lëndës gri çdo vit në zonat e trurit që lidhen me kujtesën ndërsa plaken, por në vlerësimin e studimit, njerëzit që ishin infektuar me koronavirus humbën një shtesë. 0.2% deri në 2% të indeve krahasuar me ata që nuk ishin infektuar.

“Meqenëse ndryshimet anormale që shohim në trurin e pjesëmarrësve të infektuar mund të jenë pjesërisht të lidhura me humbjen e nuhatjes së tyre, është e mundur që rikuperimi i saj mund të çojë që këto anomali të trurit të bëhen më pak të theksuara me kalimin e kohës. Në mënyrë të ngjashme, ka të ngjarë që efektet e dëmshme i virusit (qoftë i drejtpërdrejtë ose i tërthortë nëpërmjet reaksioneve inflamatore ose imune) zvogëlohet me kalimin e kohës pas infektimit. Mënyra më e mirë për ta zbuluar do të ishte skanimi i këtyre pjesëmarrësve përsëri pas një ose dy vitesh,” tha ajo.

Douaud shtoi se studiuesit parashikojnë riimazhimin dhe testimin e pjesëmarrësve në një ose dy vjet.

“Truri mund të ndikohet nga mekanizma të tjerë si ndryshimi imunitar, inflamator, vaskular apo psikologjik/sjellës, por jo nga infeksioni i drejtpërdrejtë”, tha njëri nga doktorët i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Ajo që ky studim tregon pothuajse me siguri është ndikimi, në aspektin e ndryshimeve nervore,” tha ai. “Por unë nuk mendoj se kjo na ndihmon të kuptojmë mekanizmat që mbështesin ndryshimin kognitiv pas infeksionit Covid.”

Përshtatur nga CNN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit