Mes të gjithë ankthit që ka shkaktuar lufta, një moment në qytetin e Kievit i ka bërë qytetarët të mendojnë për normalitetin.
Anëtarët e orkestrës së Kievit kanë mbajtur një koncert të improvizuar në sheshin e Pavarësisë së qytetit.
Orchestra playing in Kyiv for peace, and to call for a no-fly-zone to protect Ukrainian cities and people. pic.twitter.com/iYZiD20Bo6
— Richard Engel (@RichardEngel) March 9, 2022
Të veshur me kapele, pallto teksa luanin në temperatura të ftohta ata performuan disa këngë të ndryshme duke përfshirë himnin e Bashkimit Evropian, Ode to Joy të Beethoven.
Videot e publikuara në mediat sociale treguan një turmë të vogël qytetarësh që qëndruan para artistëve për të dëgjuar muzikë dhe duke valëvitur flamujt ukrainas.
Drejtuesi, Herman Makarenko, tha se qëllimi ishte të promovonte thirrjen e qeverisë ukrainase për një zonë të ndaluar fluturimi në të gjithë vendin dhe për t’i dhënë fund luftës./5pyetjet.al