Pas bombardimeve të njëpasnjëshme në mediat e huaja po qarkullojnë pamje të tmerrshme. Në qytetin ukrainas Maripol, janë fotografuar varret masivë ku po po varrosen shumë të vdekur.
Në to shfaqen burra – disa me uniforma pune, të tjerë me kostume mbrojtëse blu – duke hedhur në një gropë trupa, të mbështjellë me qese plastike, çarçafë ose batanije.
Referuar fotoreporterit të gazetës, Evgeniy Maloletka, “40 trupa mbërritën të martën dhe të paktën 30 të tjerë të mërkurën”.
Prej ditësh, Mariupol-i është nën rrethimin e Forcave të Armatosura ruse. Gati 1 mijë e 300 civilë janë vrarë në qytet që nga fillimi i pushtimit rus.
“Me të vërtetë nuk mund ta kuptojmë se sa vdekje kemi. As nuk jemi në gjendje të numërojmë se sa njerëz në rrugë u vranë nga bombardimet dhe predha artilerie”, ka thënë nënkryetari i qytetit, Sergei Orlov.
“Nuk e dimë sa janë sepse nuk mund t’i mbledhim të gjithë trupat dhe t’i numërojmë”, ka shtuar ai.