Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, në hyrje të Bulevardit të qytetit të Beratit, ka nisur protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, ushqimeve, taksave etj.
Beratas i janë bashkuar kësaj proteste paqësore, e cila filloi me një marshim drejt Prefekturës së qarkut Berat dhe bashkisë së qytetit. Protestuesit bllokuan edhe rrugën kryesore drejt qendrës së qytetit, teksa pati konfrontim me policinë pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin.
Janë dëgjuar qytetarët të cilët i bën thirrje policisë për të mos ndërhyrë dhe të mos i preknin njeri. Ndërkohë që në pamje u panë që policia po shoqëronte disa fëmijë në fugon.