-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainas sesa ushtarë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka deklaruar se forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainas se ushtarë.

“Unë dua që kjo të dëgjohet jo vetëm në Kiev, por në të gjithë botën”, tha Reznikov.

Sipas shifrave të fundit nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, nga ora 4 e mëngjesit e 24 shkurtit deri në mesnatën e 9 marsit, 549 njerëz janë vrarë dhe 957 janë plagosur.

Kjo është dita e 16-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit