-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Identifikohet varianti i ri i Covid-19, “Deltacron”

Kryesoret

Varianti i ri i COVID-19 i quajtur “Deltacron”, që përmban gjenet e varianteve Delta dhe Omicron, është vërejtur tek të paktën 17 persona në SHBA dhe Evropë.

Sipas GB NeWs, studiuesit kanë thënë se kërkimet mbi variantin Deltacron janë të kufizuara, kështu që është e parakohshme të konkludohet nëse ai shkakton sëmundje më ngjitëse apo të rënda.

Philippe Colson nga Instituti Mediterranee IHU në Francë njoftoi se kanë identifikuar tre pacientë me variantin e ri.

Colson deklaroi se varianti i ri është formuar nga kombinimi i proteinës “spike” të variantit Omicron dhe trupit të variantit Delta.

Sipas një raporti nga kompania e kërkimeve gjenetike Helix, dy raste të pavarura të Deltacron-it janë identifikuar në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, sipas ekipeve të tjera të virologjisë, 12 raste të Deltacron-it janë regjistruar në Evropë që nga janari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit