-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lë mjetin me 16 klandestinë brenda, tepelenasi ja mbath nga policia

Kryesoret

Një 25 vjeçar nga Tepelena është vënë në kërkim nga Policia e Gjirokastrës për shkak se po përpiqej të kalonte në kufirin grek 16 klandestinë.

I riu kishte dhe precedentë të mëparshëm dhe policia i ka bërë me shenjë të ndalonte në vendin e quajtur  “Ura e Lumit”, ai nuk i është përgjigjur policisë dhe disa metra më tej ka braktisur mjetin.

“Vijon operacioni policor “ROAD GUARD”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 16 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 25-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim operacionit policor “ROAD GUARD” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit S. S., 25 vjeç banues në Tepelenë (me precedent të mëparshëm penal).

Shpallja në kërkim e tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi shtetasit S. S., i cili po drejtonte automjetin tip furgon, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në vendin e quajtur “Virua”. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi S. S. po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit,” ka shkruar policia në njoftimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit