-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sanksionet e Britanisë kapin edhe ligjvënësit rusë

Kryesoret

Britania ka shtuar 386 ligjvënës rusë në një sërë sanksionesh që ka vendosur ndaj Moskës.

Sipas masave, politikanët që mbështetën luftën e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë përballen me ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, tha në një deklaratë të premten Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss. 

Ligjvënësit janë anëtarë të Dumës së Rusisë, dhoma e ulët e parlamentit rus, e cila njohu pavarësinë e rajoneve lindore të Ukrainës të rajoneve Luhansk dhe Donetsk dhe autorizoi praninë e përhershme të ushtrisë ruse atje, “duke vepruar si një pretekst për pushtimin rus”.”Ne po synojmë ata që janë bashkëpunëtorë në pushtimin e paligjshëm të Putinit në Ukrainë dhe ata që mbështesin këtë luftë barbare,” tha Truss. “Ne nuk do të heqim dorë nga presioni dhe do të vazhdojmë të shtrëngojmë vidën mbi ekonominë ruse përmes sanksioneve.” 

Britania ka sanksionuar tani 800 nga “individët, subjektet dhe filialet më të rëndësishme dhe me vlerë të lartë” të Rusisë, duke përfshirë bankat, rrethin e ngushtë të Putinit dhe oligarkët, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit