-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertët zbulojnë variantin Deltacron: A është shqetësues?

Kryesoret

Çfarë është Deltacron?

Deltacron është një variant i Covid që përmban elementë të variantit Delta dhe Omicron – me fjalë të tjera, ai përmban gjene nga të dy variantet, duke e bërë atë që njihet si një virus rikombinant.

“Rikombinantët lindin kur më shumë se një variant infekton dhe riprodhohet në të njëjtin person, në të njëjtat qeliza,” tha për Guardian Prof. Laqrence Young, një virolog në Universitetin e Warwick. “Deltacron është një produkt i varianteve Delta dhe Omicron që qarkullojnë në të njëjtën popullatë.”

Gisaid, një komunitet global shkencëtarësh që publikoi informacionin mbi virusin, postoi se provat e para të forta për këtë variant ishin publikuar nga Instituti Pasteur në Francë.

Ku është gjetur ky variant?

Gisaid thotë se varianti është identifikuar në disa rajone të Francës dhe duket se ka qarkulluar që nga fillimi i vitit. Viruse me një profil të ngjashëm janë identifikuar gjithashtu në Danimarkë dhe Holandë.

Ka pasur gjithashtu raporte të zbulimit të Deltacron në SHBA dhe rreth 30 raste janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

A duhet të shqetësohemi?

Ekspertët theksojnë se se variantet rikombinante nuk janë të rralla dhe se Deltacron nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit që do të ndodhë. Për momentin, ka pak të dhëna përsa i përket ashpërsisë së variantit dhe sa mirë mbrojnë vaksinat kundër tij. Aktualisht varianti nuk ka shfaqur një normë rritjeje shqetësuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit