-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkupi e Sofja diskutojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe për Ukrainën

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias, takoi kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov.

Në takim u bisedua për konfliktin ushtarak në Ukrainë dhe si ai do të reflektohet në raport me sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

“Na duhen mesazhe të qarta si garantues të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Integrimi ynë evropian po bëhet një çështje sigurie dhe vetëm një hap pozitiv në këtë drejtim do të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë e të gjithë kontinentit evropian”, tha Osmani.

Në takim u shpreh kënaqësia për procesin e bashkëpunimit bilateral përmes realizimit të konceptit të grupeve punuese dhe aktiviteteve dhe propozimeve që kanë dalë nga puna e tyre, u diskutuan propozimet e shkëmbyera për përmirësimin e bashkëpunimit në shumë fusha.

Sa i përket pakos së çështjeve politike, u theksua se komunikimi i drejtpërdrejtë në nivel politik dhe ekspert është një metodë efektive dhe si e tillë do të vazhdojë të përdoret në kontekst të thellimit të marrëdhënieve dhe ngritjes së nivelit të dialogut politik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit